Sot, në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt, të katërtën për vitin 2026.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë nga Drejtoria e Arsimit lidhur me:
– Regjistrimin e nxënësve nga komunitetet jo shumicë;
– Braktisjen e shkollimit dhe masat parandaluese;
3. Informatë nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK);
4. Të ndryshme;
5. Vizitë në SHMUL “Gëzim Hamza”.