Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, me bashkëluftëtarë dhe me qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht 1998.
Skender Kastrati dha kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke ndihmuar furnizimin me armë e municione luftëtarët e lirisë. Sot, emri i tij jeton në kujtesën tonë, ku shkolla dhe rruga e mbajnë emrin e tij.
Sabri Morina, i ri në moshë, u kthye nga kurbeti për t’i dhënë gjithçka atdheut dhe ra heroikisht në Goden të Hasit, krah shokëve të tij të armëve dhe të idealit, Astrit Rrushi, Besmir Brati dhe Naim Qemaj nga zona e Hasit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari Smajl Latifi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut!
Lavdi Skender Kastratit dhe Sabri Morinës!