leoni

Komiteti për Komunitete, njoftohet nga afër me problemet e komuniteteve në Ferizaj

Në mbledhjen e radhës Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt, i kryesuar nga Osman Emini, bashkë me anëtarët e tjerë, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me banorët  e lagjes Sallahane, me ç ‘rast janë njoftuar nga afër me problemet më të cilat përballen ky komunitete. Kërkesat e këtyre banorëve, ishin kryesisht për çështje banimi, rregullim të rrugëve, kanalizim, por edhe ujësjellës. Shqetësim tjetër që ngritën banorët e këtij lokaliteti ishte edhe punësimi më i madh i komuniteteve si dhe kërkuan edhe bursa për nxënësit dhe studentët e tyre. Komiteti për Komunitete javëve në vazhdim do të zhvillojë takime të tjera edhe me banorët e fshatit Dubrave, fshat ky i banuar kryesisht me komunitet ashkalinje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …