Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, të mërkurën është mbajtur mbledhja e radhës e teta për këtë vit kalendarik e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Rahovecit.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari i komunës, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.
Anëtarët e komitetit si zakonisht ishin konstruktivë, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT i ceduan këto pika:
Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve për vitin 2024
Shqyrtimi i Informatës për Gjendjen e Mbeturinave në komunën e Rahovecit
Shqyrtimi i Raportit për Zbatimin e Planit të Integritetit, janar-qershor 2025
Si dhe dy pikat shtesë:
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhurimin e laptopëve anëtarëve të Kuvendit të Komunës
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e deklaratës për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike.
Gjithashtu, kryesuesi i kuvendit, respektivisht i mbledhjes së KPF-së, Arbër Zenuni njoftoi anëtarët e komitetit se për seancën e kuvendit, që do të mbahet më 29 gusht, në rend dite do të jetë edhe informata rreth aktiviteteve për muajin e mërgimtarëve.