Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina Spahiu.

Për shqyrtim kanë qenë dy pika të rendit të ditës;

– Propozim-vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt, Vaughan Smith (fotoreporter amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë).

– Propozim-vendimi për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt.

Pas diskutimeve nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe përgjigjeve nga drejtorët respektivë, Komiteti për Politikë e Financa, pasi i ka përkrahur pikat e rendit të ditës, i ka rekomanduar Kuvendit Komunal të Skënderajt që t’i miratojë ato.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …