leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Azizi është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) e komunës së Vitisë. Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi, i njoftoj anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Po ashtu para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje ku në emër të ekzekutivit atyre ju është përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Procesverbali nga mbledhja e pestë Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2026-2028.

Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2026.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e planit nderkomunal për Menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug. Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Han i Elezit, Shtërpcë, vendimi ky me nr. 01-110/05-402 i datës 30.04.2025.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lis Zeneli dhe Jana Pllana fitues të edicionit të sivjemë të Diamond Fest

Festivali i këngës për fëmijë “Diamond Fest” mbajti edicionin e sivjemë me pjesëmarrje të dhjetëra …