Kompania IPKO dhuroi një aparat të ultrazërit për QKMF-në në Skenderaj

Kompania e shërbimeve dhe telekomunikimit IPKO, ka dhuruar një aparat ultrasonografik për “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ në Skenderaj. QKMF është pajisur edhe me një aparat të rëndësishëm dhe bashkëkohor për shërbime efikase shëndetësore ndaj pacientëve, nga kompania Ipko. Arianit Duraku, Drejtor i shitjes pranë kësaj kompanie tha se ky donacion po realizohet në kremtimin jubilar të 10 vjetorit të kësaj kompanie, për të ndihmuar institucionet shëndetësore për shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Kryetari i komunës së Skenderajt,  Bekim Jashari, falënderoi kompaninë IPKO për këtë donacion, që është shumë i rëndësishëm, dhe i cili do të jetë në funksion të identifikimit dhe diagnostifikimit të hershëm të shumë sëmundjeve. Vlera e kësaj aparature kap shifrat e mbi 11 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …