Komuna Beshiktash e Stambollit shtron nga 900 iftare në ditë gjatë gjithë Ramazanit për mitrovicas

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në një takim nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, i cili po qëndron në Mitrovicë për të implementuar projektin humanitar për organizimin e iftarit afër Xhamisë së Zallit, në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Nënkryetari i Beshiktashit, Kirsigil,  e njoftoi  kryetarin Bahtiri se sivjet gjatë tërë Ramazanit, pra 30 ditë, komuna e tij do të shtroj 700 iftare për qytetarët e Mitrovicës, në tendën e rregulluar në oborrin e Xhamisë së Zallit.

Ai tha po ashtu, se edhe 200 iftare të tjera do të shpërndahen nëpër shtëpitë e personave që nuk mund të dalin jashtë shtëpive të tyre, e të cilat kanë nevojë për mbështetje.

“Me Mitrovicën kemi bashkëpunim të mirë dhe ne duke parë gjendjen ekonomike këtu kemi organizua këtë projekt për shtruarjen e iftareve për 900 persona. Qytetarët dhe bizneset e Beshiktashit janë të lumtur që kanë mundësinë për të ndihmuar mitrovicasit, andaj edhe nuk kanë hezituar fare që të kontribuojnë materialisht për këtë Projekt humanitar”, tha ai.

Kryetari Bahtiri, falënderoj shumë nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, Çetin Kirsigil, që kësaj radhe, po e  realizojnë projektin e tyre humanitar të shtruarjes së iftareve për qytetarët e komunës së Mitrovicës e që kjo nuk është hera e parë.

“Turqia është një ndër vendet që më së shumti e ka mbështet Kosovën dhe Mitrovicën. Komuna të ndryshme të Turqisë e kanë ndihmuar me projekte të këtilla, por edhe projekte të tjera komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Unë në emër të tyre i falënderoj shumë të gjithë ata që kanë ndihmuar, e në veçanti komunën e Beshiktashit  dhe nënkryetarin Kirsigil për këtë projekt që gjithsesi është i mirëseardhur për qytetarët tanë, sidomos me ata në nevojë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …