Komuna e Deçanit dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala ku edhe është nënshkruar marrëveshja për inicimin e projektit për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF-në. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Komuna e Deçanit do të përfitojë projekt për ta pajisur me masa efiçiente Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Kësaj marrëveshje i paraprinë, grupi punues nga ekspertët i formuar nga komuna, të cilët kanë aplikuar në emër të Komunës për këtë projekt, i cili i ka plotësuar kriteret sipas FKEE dhe është harmonizuar me Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …