leoni

Komuna e Deçanit ka nderuar gazetarin dhe hulumtuesin Marin Mema, me titullin “Qytetar Nderi i Deçanit”.

Komuna e Deçanit ka nderuar sot gazetarin dhe hulumtuesin e shquar shqiptar Marin Mema, me titullin “Qytetar Nderi i Deçanit”.

Ky vlerësim i është dhënë Memës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dokumentimin dhe promovimin e historisë, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, si dhe për rolin e tij të pazëvendësueshëm në informimin e opinionit publik mbi çështje me rëndësi kombëtare.

Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua në ambientet e Komunës së Deçanit, në prani të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj, kryesuesit të Kuvendit Komunal Hajdar Sutaj, ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka”, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qytetarëve të shumtë, të cilët shprehën mirënjohje për punën dhe angazhimin e pandalshëm të gazetarit Mema.

Komuna e Deçanit falënderon Marin Mema për kontributin e tij të çmuar dhe i uron suksese të mëtejshme në punën e tij profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …