leoni

Komuna e Deçanit lëshon websit-in online për bukuritë dhe atraksionet që ofron

Qyteti i Deçanit, është një nga komunat që është e bekuar me bukuri të rralla, me një natyrë mahnitëse, me vende atraktive turistike e kulturore. Bjeshkët që e karakterizojnë qytetin e Deçanit, kullat si vlerë e veçantë e trashëgimisë kulturore, mullinjtë e vjetër, panairet e ndryshme, atraksionet turistike janë vetëm disa nga të mirat që ofron qyteti i bukur i Deçanit. Andaj Komuna e Deçanit me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm po kujdesen që promovimi i resurseve turistike dhe informimi i duhur në lidhje me ato që ofron kjo Komunë në fushën e turizmit, të jetë në nivelin e duhur. I tillë është lëshimi i website-it online, në bazë të cilit mund të orientohet secili individ dhe turist që është i interesuar të dijë sa më shumë për turizmin, atraksionet dhe mundësitë që ofron qyteti i Deçanit.

Për të parë më shumë nga bukuritë dhe atraksionet që ofron Deçani, vizitoni websit-in:

Home

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …