Sali Berisha

DASH: Ndihemi të indinjuar nga sulmet që po ia bën Sali Berisha me disa deputetë, ambasadores amerikane, Yuri Kim

Në Departamentin Amerikan të Shtetit shprehen të indinjuar kundër sulmeve që po ia bën Sali Berisha,  ambasadores,  Yuri Kim, bashkë me disa deputetë, ithtarë të tij besnikë. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special në Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar ashpër në një prononcim dhënë për Top Channel. Escobar deklaron se zonja Yuri  Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden. “Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar. Si në të kaluarën edhe  tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, ia kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t’i hiqet nga  ‘Non Grata’, e aq më tepër t’i kërkojnë falje!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …