leoni

KOMUNA E DEÇANIT LIRON NGA PAGESA E QERAS TË GJITHË SHFRYTËZUESIT E LOKALEVE DHE TARASAVE QË JANË PRONË KOMUNALE DERI MË 31.12.2020

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesve të OSBE-së, u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën e Deçanit.

Për mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 02.03.2020,

  2. Njoftim për aktivitete e Komunës gjatë kohës së pandemisë,

  3. Ri-Shpallja zone me interes për komunën e pronës së Pushimores së fëmijëve në Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës që këtë pronë ta merr në menaxhim sipas procedurave të ligjeve në fuqi,

  1. Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës të shkaktuara nga Covid 19, Vlerësim i cili do te bëhet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship And Smail Business”,

  1. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, kërkoi që për pikën e dytë të mos diskutohet deri në seancën e radhës kur do të dalin me një raport të përgjithshëm të menaxhimit të situatës gjatë pandemisë COVID-19. Seanca ka vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më, Ri-Shpallja zonë me interes për komunën e Deçanit e pronës së Pushimores së fëmijëve në Deçan dhe shprehja e interesit të Komunës që këtë pronë ta merr në menaxhim sipas procedurave të ligjeve në fuqi. Për rendësin e Pushimores së Deçanit foli kryetari Ramosaj dhe kapacitetin që ka. Kjo pikë e rendit të ditës është votuar në mënyrë unanime për ti hapur rrugë proceduarve të mëtutjeshme. Në pikën e 4 të rendit të ditës është diskutuar lidhur më a Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid 19, Vlerësim i cili do të bëhet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship And Smail Business”, pas dhënies së arsyetimit se pse i duhet Komunës ky vlerësim nga kryetari Ramosaj, për këtë pikë të rendit të ditës kanë dhënë mendimet e tyre edhe asamblistët e të gjitha subjekteve politike ndërsa me shumicë votash edhe kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar.

Në të ndryshe :

Me propozim të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, lokalet që janë pronë komunale dhe tarasat lirohen nga pagesa e qeras deri më 31.12.2020, ky propozim është votuar unanimisht. Po ashtu në të ndryshme janë aprovuar mjete në vlerë prej 6000 € për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve Qerimaj, Tafaj dhe Alijaj në fshatin Gllogjan, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga komuniteti i këtij fshati. Në këtë seancë janë dhënë edhe propozime për pikat e rendit të ditës për mbledhjen e muajit Qershor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …