Komuna e Deçanit në Panairin e XXI-të të Turizmit dhe Sportit

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim si dhe Zyra e Turizmit Visit Deçani morën pjesë në edicionin e 21-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit në Kosovë – një ngjarje e rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e sektorëve kyç të turizmit dhe sportit në vendin tonë.

Gjatë panairit, që u mbajt në sallën 1 tetori në Prishtinë zyrtarët e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zyra e Turizmit Visit Deçani prezantuan bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe atraksionet unike të Komunës së Deçanit – një destinacion që çdo ditë po e forcon profilin e tij në hartën e turizmit vendor dhe ndërkombëtar.

Panairi solli energji të re, ide bashkëpunimi dhe kontakte të rëndësishme me pjesëmarrës nga e gjithë Kosova dhe më gjerë. Ky rrjetëzim është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për rritjen ekonomike lokale.

Falënderojmë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe KIESA-n, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sektorëve strategjikë për të ardhmen e qëndrueshme të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ndan mirënjohje për familjen e Januz Thaçit

Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në mikpritje, bujari, humanizëm dhe fisnikëri, Kryetari i …