Me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses Sofe Rizaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së saj arsimore dhe njerëzore.
Mbledhja komemorative do të mbahet të shtunën, më 21 qershor, në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit.
Ceremonia e varrimit të të ndjerës do të bëhet të njëjtën ditë, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Prokolluk.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe nderimi për mësuesen Sofe Rizaj.