leoni

Komuna e Deçanit organizon një ecje simbolike nën moton: “Hapave të Sadriut dhe Azemit”

Komuna e Deçanit organizon të mërkurën, më 16 korrik, një ecje simbolike nën moton:

“Hapave të Sadriut dhe Azemit”. Një ecje në nderim të përkushtimit prindëror, dashurisë së pakusht dhe fuqisë së familjes.

Nga rrethi te “Liridoni” në Carrabreg, deri në qendër të Deçanit, të mërkurën me 16 korrik me fillim në ora 11:00.

Komuna e Deçanit fton qytetarët të bashkohen në këtë ecje që bart në vete rrëfim të ndjeshëm, për një baba që çdo ditë ecte me të birin me sindromën Down, duke e kthyer çdo hap në një akt dashurie.

Hapat e tij ishin forcë për dikë, sot janë frymëzim për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori Nijazi Halili i dhuron komunës së Vitisë libra nga krijimtaria e tij

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim krijuesin dhe profesorin …