leoni

Komuna e Drenasit nderton disa ura në fshatra

 

Komuna e Drenasit edhe këtë vit ka investuar në zhvillimin e infrastrukturës për ndërtim te urave të cilat kanë qenë kërkesa të banorëve të lagjeve në fshatra.

Me kërkesen e banorëve të fshatit Dobroshec, Gllanasellë dhe Zabel i Ulët, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit kishte planifikuar që për vitin 2015 të ndërtoj ura në këto tri fshatra. Punimet për ndërtimin e urës në lagjen Avdyli të fshatit Dobroshec janë afër përfundimit, ndërsa urat në fshatin Gllanasellë ( lagja Berisha )dhe Zabel i Ulët kanë përfunduar. Vlera për ndërtimin e këtyre urave ka qenë mbi 30 mijë euro dhe ka qenë më se e nevosjhme ndërtimi i tyre, pasi që në sezonat e të reshurave të shiut dhe borës kanë veshtirësuar qarkullimin për banorët e këtyre lagjeve, sidomos për nxënës të shkollave. Betim Berisha, drejtori i Urbanizmit, ka vlerësuar se me ndërtimin e këtyre urave i është mundësuar banorëve të lëvizin më lirë dhe i janë shkurtuar rrugët që ishin të zevendësuara me ato alternative, sidomos në kohën e të reshurave. “Për ndërtimin e këtyre urave, fillimisht ishin banorët e lagjëve që kishin ushtruar kërkesë në Komunë, sidomos gjatë hartimit të buxhetit dhe kërkesat e tyre kishin hyrë në planin e realizimit të projekteve për këtë vit dhe tani dy nga to kanë përfunduar dhe njëra është afër përfundimit, projekte këto që do të ndihmojnë banorët e lagjeve që të mos përdorin rrugët alternative”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …