Jakup Krasniqi: Marrëveshjet me Serbinë rrënojnë sistemin juridik dhe politik të Kosovës


I


 


Fillimisht duhet cekur se marrëveshjet e Brukselit (e 19 prillit 2013 dhe e 25 gushtit 2015), si edhe ajo e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi janë kundër kushtetuese. Ato bien ndeshë me shumë nene të Kushtetutës, duke filluar me nenet: 1, 2 e 3 etj., të saj. Në nenin 1 të Kushtetutës shkruan: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”. Në paragrafin 2 thuhet: “Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet….”. Pra Kushtetuta thotë qe Republika është shtet i shtetasve të vet, ndërsa, “Zajednica” është e serbëve, vetëm në variantin shqip thuhet me shumicë serbe. Ndërsa, akoma më i saktë është neni 2 i cili thotë: “(2) Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”. Neni vijues (3) paragrafi 2 shteti ynë përcaktohet: “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike….”. Ndërkaq, Bashkësia e Komunave Serbe, është përcaktuar vetëm për serbet, gjithë të tjerëve ju bihet vi, sikur ata të ishin të pa qenë. Në shoqërinë demokratike, çdo privilegj i një grupi, nënkupton diskriminimin e grupit tjetër ose i grupeve të tjera. Në cilin standard evropian mund të mbështetet kjo? Marrëveshja e 25 gushtit bie ndesh edhe me nenin 79 të Kushtetutës, i cili përcakton qartë se kush ka të drejtë të merr nisma legjislative. Këto marrëveshje bien ndeshë edhe me nenin 102.2, i cili thotë se: “Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykatë”. Askund në Kushtetutë nuk përmendet përkatësia kombëtare e gjyqtarëve, ashtu si përmendet në marrëveshjet në fjalë. Madje, më marrëveshjet në fjalë, ky sistem nuk është unik.


 


II


 


Deri tani është folur e shkruar goxha shumë, janë dhënë argumente të ndryshëm për dhe kundër, kryesisht “argumente” politik e jo profesional. Konsideroj që duhet ta shohim se çka shkruajnë dokumentet politiko-juridike që po apostrofohen shpesh. Po e fillojmë me dokumentin bazik të shtetit të Kosovës, me Kushtetutën e Kosovës, e cila është hartuar në bashkëpunim të plotë dhe marrëveshje si me faktorin Evropian e pa ashtu edhe faktorin përcaktues SHBA në hartimin e Kushtetutës, pasi ekspertet kryesor ishin amerikanë. Përfaqësuesit kosovarë (kishte edhe përfaqësues të komuniteteve etnike), më tepër kanë pasur rol politik sesa rolin e ekspertit. Pasi edhe ata që ishin ekspertë i mbronin qëndrimet politike të liderëve politik, të cilët në bashkëveprim me Ambasadoren e SHBA-ve, zonjën Tina Kajdanov, i kishin dhënë disa korniza politike sesi do të dukeshin institucionet kryesore të shtetit. Por, kjo është një çështje tjetër. Në trajtimin tonë do të merremi kryesisht me çështjet që kanë të bëjnë me Asociacionin e  Komunave që parashihen në Kushtetutën tonë, në Kartën Evropiane dhe Dokumentin Gjithë̈përfshires për Zgjedhjen e Statusit Politik të Kosovës, të njohur edhe si Dokumenti i Ahtisarit. I gjithë̈ angazhimi, i vendorëve dhe i ndërkombëtarëve (amerikanë dhe evropianë), ka qenë që Kushtetuta e Kosovës të jetë e harmonizuar me standardet euro-perëndimore.


Në Kushtetutën që është në fuqi, në nenin 124.2 thuhet: “Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj” dhe ligji ynë̈ ketë çështje e përcakton shumë qartë. Ndërsa në pikën katër(4) thuhet: “Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin”. Po ashtu, në pikën gjashtë (6) të të njëjtin nen shkruan: “Komunat obligohen të respektojnë̈ Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë̈ vendimet gjyqësore”. “Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale”, thuhet në nenin 123.3 e Kushtetutës. Pra, për këto çështje, Kushtetuta e jonë është shumë e qartë dhe në përputhje me standardet që dalin nga Karta evropiane e vetëqeverisjes lokale. Ky dokument standard, nga i cili kanë dalë edhe normat tona kushtetuese e ligjore. Në ketë dokument, shkruan: “E Drejta e autoriteteve lokale për asocim  (anglisht:  asociacion, shqip: bashkim, serbisht: udruženje)”. Në nenin  10.3. shkruan: “E drejta e autoritetit lokal për të qenë pjesë e një asociacioni  (anglisht: asociation, shqip: bashkim, serbisht: udruženja)…duhet të njihet nga çdo shtet”. Në asnjërin nga dokumentet e përdorura asociacioni i përdorur në gjuhën angleze, në shqip përkthehet si bashkim (përdoret edhe si: asociacion) e në gjuhën serbe: udruzhenje.           


Në harmoni më ketë që u tha, edhe dokumenti i Presidentit Ahtisari është në përputhje me Kushtetutën dhe Kartën evropiane për vetëqeverisjen lokale. Kjo shihet nga nenin 9.1, shkruan: “Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë̈ të drejtë të formojnë̈ dhe marrin pjesë në asociacionet (anglisht: asociation, shqip: bashkim, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin”….?  Siç po shihet, në të gjitha dokumentet e përmendura, ka harmonizim të plotë mes tyre dhe më të gjitha këto nuk pajtohen vetëm më atë̈ që thuhet në marrëveshjet e Brukselit, e cila është diskriminuese për shumicën shqiptare, por edhe për komunitetet e tjera të Kosovës.                              


 


 


III


 


 


          Të njëjtat marrëveshje, bien ndesh edhe me Ligjin tonë për vetëqeverisjen lokale, në  neni 31, të ligjit shkruan:” Të drejtat e komunave për të formuar  asociacione  (anglisht:  asociation, shqip” bashkim (asociacion), serbisht: udruženja)”. Në pikën 31.1.shkruan: “Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë̈ dhe marrin pjesë në Asociacionet  (anglisht: asociations, serbisht: udruženja) që funksionojnë̈, në pajtim me ligjin”. Në asnjë akt juridik që i përmendem nuk thuhet se këto çështje rregullohen me marrëveshje, përveçse me ligj.       


 


As në  Ligjin e Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi, kudo aplikohet përafërsisht e njëjta formulë: “bashkëpunim” dhe “udruženje” (shqip: shoqatë), pra kemi një̈ harmonizim  ligjor për bashkëpunimin ndërkomunal edhe askund nuk ka ndonjë̈ specifikimin si bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluzivisht etnike, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e 25 gushtit 2015. Madje edhe me Kushtetutë, Republika e Kosovës është shtet i qytetarëve të barabartë. Për këdo që i lexon me vëmendje parimet e marrëveshjes për “Zajednicen” dhe dokumentet që i apostrofuam më lartë, do të habitej më këmbënguljen e kryeqeveritarëve tanë̈ për të mbrojtur emërtimin absurd “Zajdnic”. Është tepër e çuditshme pse këta njerëz kanë  pranuar që vetëm Kosova të aplikojë formulën e famshme të “Zajednices” e cila është përdorur më parë vetëm në komunat serbe të Bosnje Hercegovinës, e njëjta në fund ka rezultuar si “Republika Srpska”!?            


 


 


Përfundimi


 


 


Në Kushtetutën e Kosovës, që është baza e sistemit tonë politik e juridik, emërtimi “Zajednic”, bie ndeshë, si me shkronja e fjalë, me përmbajtjen dhe me frymën e saj.  Nuk ka asnjë dyshim, se ky riemërim bie ndesh me të gjithë̈ termet e tjera të përdorura në Kushtetutë e ligjin ekzistues për vetëqeverisjen lokale. Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim se “Zajednica e Komunave Serbe” e rrënon gjithë̈ sistemin politik e kushtetues të Republikës së Kosovës, e cila është e standardizuar me kartën evropiane për vetëqeverisjen lokale. Gjithsesi kjo bie ndesh edhe me Dokumentin (Pakon) e Presidentit Ahtisari, për faktin se as ky dokument nuk ka pasur mundësi të bie ndesh me standardet e vendosura evropiane për decentralizimin. Pasi ky dokument është hartuar nga ekspertë të BE-së. Se çka ka ndodhur kësaj radhe në Bruksel, nuk me është e qartë?! Nuk kam asnjë dyshim, se e gjithë̈ përgjegjësia në ketë rast bie mbi dy Kryeministrat e fundit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, të cilët i kanë udhëhequr bisedimet e Brukselit.


 


 


 


J. Krasniqi: Pse ky vullnet i madh i koalicionit qeverisës për mbrojtjen e  marrëveshjeve me Serbinë?


 


Kjo që po ndodh në vendin tonë, me njerëzit tonë e për njerëzit tonë është më shumë se e frikshme! A ka kush që i ndalë këto trende degraduese në shoqërinë shqiptare?!


Kur njeriu i përcjell zhvillimet politike në Kosovë, sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti, brenda e jashtë Kuvendit e ka të vështirë t’i kuptoj këta njerëz që janë gjetur në krye të shtetit! Prej nga gatishmëria për të biseduar me armikun më të cilin i ndajnë lumej gjakut, e në anën tjetër, mos interesimi për tu ulur në tryezën e bisedimeve me njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë dhe më të cilët nuk kanë as pika gjaku në mes?! Kjo vërtetë na bënë sui generissi, si njerëz, si politikë e si institucione.


Kur njeriu bënë edhe analiza të tjera, s’ka si mos të vjen në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me disa probleme të mëdha, të cilat kështu siç janë, vështirë se do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për vendin dhe qytetarët e tij.


 


Një nga arsyeje duhet të jetë: Pse në krye të institucioneve më të larta të vendit (siç është Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit), kemi njerëz jo kompetent, që do të thotë nuk dinë t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësit e tyre Kushtetuese.


Një arsye tjetër dhe më kryesore është se: Shefat e partive të koalicionit qeverisës janë ata që po diktojnë veprimet me një pa përgjegjësi të madhe edhe duke i diktuar institucionet më të larta të shtetit. Pra kemi të bëjmë më jo kompetencën e institucionit përfaqësues të shtetit (Presidenten) dhe të institucionit më të lartë të shtetit (Kryetarit) të Kuvendit dhe pa përgjegjësinë e Kryeministrit e të zëvendësit të tij.


 


Ka edhe faktor të tjerë të cilët në vend që të bënin thirrje për një dialog konstruktivë, kanë marrë anën që nuk do të duhej të merrnin. Këto politika janë tepër të ngjashme me ato të vitit 1913, natyrisht tani kemi një kontekst krejt tjetër politik, por shikuar në aspektin gjeopolitik, disa zhvillime janë gjithsesi shumë të pafavorshme. E përbashkët e këtyre ngjarjeve vazhdon të jetë: sakrifikim i shqiptarëve për paqen e të mëdhenjve?!


 


Vërtetë, për çdo njeri që mendon me krye të vet e pa ndonjë interes meskin, nuk ka si mos të pyes vetveten: Prej nga ky vullnet kaq i madh i koalicionit qeverisës për mbrojtur marrëveshjet e dëmshme. Madje prej nga ky vullnet i përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, deputetëve të Kuvendit, për të shndërruar Kuvendin e Kosovës në laborator gazash, në reparte policore, ku deputetet i nënshtrohen një kontrollimi tepër denigrues për secilin prej tyre?! Kjo do të duhej të ishte një temë për një debat përmbajtjesor në radhët e deputetëve të pozitës qeverisëse, por jo, ata po debatojnë për përjashtimin e opozitës?!


 


Duke i dëgjuar në diskutimet e tyre deputetët e koalicionit në orët e mbrëmjes, kjo formë e të menduarit nuk mund të cilësohet ndryshe, por vetëm si tirani e numrave e cila nuk ka lidhje me demokracinë parlamentare, por thënë më se buti është një përgatitje për një despotizëm aziatik. Deputetet e kanë një përgjegjësi edhe për të parë “përtej bjeshkës” dhe nuk duhet të udhëhiqen nga qeveritarët e pa përgjegjshëm. Ata duhet ta disiplinojnë qeverinë!


 


Këto fotografi që po i shohim përditë flasin për një situatë të ndërlikuar në të cilën ndodhim si shtet i pa konsoliduam, Republika e Kosovës dhe janë më shumë se të dhimbshme!


 


Kjo që po ndodh në vendin tonë, me njerëzit tonë e për njerëzit tonë është më shumë se e frikshme! A ka kush që i ndalë këto trende degraduese në shoqërinë shqiptare?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …