Ganimete Musliu akuzon Kurtin: Me Listën Serbe po pengon konstituimin e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është duke u koordinuar me Listën Serbe për të penguar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka pretenduar se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kuvendi të jetë i konstituuar para kësaj date. “Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar ajo. Deputetja e PDK-së ka thënë se zhvillimet politike nuk mund ta ndryshojnë atë që ajo e cilëson si historinë e luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri. Ajo ka përmendur Prekazin, Çirezën, Likoshanin, Likocin, Reçakun, Abrinë, Poklekun, Krushën dhe Mejën, duke theksuar se historia, sipas saj, është “shkruar me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …