Përparim Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit, Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë,  Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi shumë sukses në misionin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe angazhimin e përbashkët për një Prishtinë më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kryetari Rama ka theksuar se kryeqyteti do të vazhdojë të jetë partner i hapur dhe konstruktiv në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss …