Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim Ekonomik, z. Balton Dërguti kanë pritur në takim drejtoreshen e Organizatës Jo Qeveritare “Women for Women” znj. Iliriana Gashi me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimet në dobi të mbështetjes e fuqizimit për gratë ndërmarrëse të Ferizajt, për të cilin qëllim është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit përmes së cilës kjo organizatë do të ofroj trajnime, punëtori, grante e mbështetje logjistike për gratë ndërmarrëse të komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë ka shpallur vendimin preliminar për subvencionimin e Organizatave Jo Qeveritare

Komuna e Vitisë, përmes Komisionit për ndarjen e subvencioneve nga fusha për Kulturë, Rini dhe …