leoni

Komuna e Ferizajt lë prapa komunat e mëdha duke qenë e para me performancën më të mirë në vitin 2019

Qeverisja lokale në Ferizaj tashmë ka dëshmuar përpjekjen e angazhimin e fuqishëm në realizimin e projekteve të shumta në dobi të qytetarëve. Kjo ka bërë që cilësia e shërbimeve të rritet ndjeshëm në të gjithë sektorët komunal. Nga matja e përvitshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me performancën e Komunave, Komuna e Ferizajt zë vendin e parë nga komunat e mëdha me performancën më të mirë për vitin 2019, përkatësisht vendin e tetë nga të gjitha komunat, përfshirë komunat e vogla në këtë rangim. Ky tregues është pasqyra më e mirë sa i përket realizueshmërisë së punëve në dobi të qytetarëve. Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale, çdo vit mat fushat si: Shërbime Publike Administrative, Transparenca komunale, Përgjegjshmëria komunale, Barazia në punësim, shërbimet sociale dhe familjare, Kultura, rinia dhe sporti, Menaxhimi i fatkeqësive, Planifikimi hapësinor, Hapësirat Publike, Infrastruktura rrugore, Transporti Publik, Parkingjet publike, Uji i pijshëm, Kanalizimi, Menaxhimi i mbeturinave, Mbrojtja e Ambientit, Përfaqësimi gjinor, Arsimi parauniversitar, Kujdesi primar shëndetësor dhe Zhvillimi ekonomik lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …