Komuna e Ferizajt mban mbledhje të jashtëzakonshme

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga nata e kaluar, është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme në Komunën e Ferizajt.

Në këtë takim morën pjesë Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, Drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, përfaqësues të kompanive publike KRM “Pastërtia”, NPL “Ambienti” dhe KRU “Bifurkacioni”, Policia e Kosovës, përfaqësues të KEDS-it, të QKMF-së së Ferizajt, drejtues të Brigadës së Zjarrfikësve si dhe përfaqësues të tjerë komunalë.

Gjatë mbledhjes u theksua se, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut, në territorin e Komunës së Ferizajt nuk janë raportuar raste të vërshimeve dhe se situata aktualisht është nën kontroll.

Drejtuesit e pushtetit lokal u kanë bërë thirrje qytetarëve që, në rast të ndonjë vërshimi apo situate emergjente, të kontaktojnë menjëherë autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme dhe të ofrohet një reagim sa më i shpejtë dhe efikas.

Për raportimin e vërshimeve eventuale, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

📞 048 111 161

📞 +383 49 993 555

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani vizitoi Komunën e Malishevës pas reshjeve të fundit të shiut

Sot, në orët e mbrëmjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën …