leoni

Komuna e Kaçanikut dënon aktet vandale të qytetarëve të pandërgjegjshëm karshi pronës publike

Përderisa Komuna e Kaçanikut është në vlugun e investimeve kapitale për rregullimin e mirëqenies qytetare, një zhvillim i tillë siç duket po i pengon dikujt. Qytetarë të pandërgjegjshëm, përmes akteve të vandalizmit, janë duke shkatërruar dhe dëmtuar shumë asete komunale, për të cilat komuna ka shpenzuar mund e buxhet për implementimin e këtyre projekteve. Ulëse të dëmtuara në pushimore të ndryshme, dëmtimi i ndriçimit tek urat për këmbësor mbi lumin Nerodime, janë disa nga dëmtimet e bëra. Komuna e Kaçanikut apelon tek qytetarët që të ruajnë pasurinë e përbashkët të cilën po e ndërtojmë me shumë mund e angazhim. Pasuria e komunës dhe projektet kapitale po ndërtohen edhe me kontributin e tatimpaguesve kaçanikas. Lutet çdo qytetarë që vëren këto akte vandale, ti lajmërojnë tek institucionet gjegjëse. Komuna e Kaçanikut edhe më tutje mbetet e përkushtuar në rregullimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …