Komuna e Malishevës dhe Shoqata Humanitare “Bereqeti” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati, sot e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, dega në Malishevë, përkatësisht përfaqësuesin e saj, z.Afrim Bytyçi, për ndërtimin e një shtëpie banimi për një familje në nevojë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, bëhet në kuadër të bashkëpunimit me organizatat humanitare, që përmes bashkëfinancimit, të përkrahen familjet në nevojë, në rastin konkret, me qëllim të sigurimit të strehimit dhe rritjen e mirëqenies sociale. Me këtë rast, kryetari Kastrati, ka shprehur kënaqësinë e tij, që në vazhdimësi dhe në forma të ndryshme, po rritet mirëqenia për familjet të cilat kanë nevojë për përkrahje. Po ashtu e ka falënderuar edhe shoqatën humanitare “Bereqeti”, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën, për ti ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …