Në komunën e Skenderajt u mbajt mbledhja e rregullt e kuvendit komunal

Është mbajtur sot seanca e rregullt e kuvendit komunal të komunës së Skenderajt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit, si dhe monitorues të punimeve të seancave. Në seancën e sotme janë diskutuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:

– Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;

– Raporti i performancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;

– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik,

– Propozim-vendim për ndarjen e 200 eurove për të porsalindurit në komunën e Skenderajt.

Tek pika e fundit, vlen të theksohet se më parë shuma si përkrahje financiare për të porsalindurit ka qenë 100 euro, kurse tani kjo mbështetje po rritet në 200 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …