Latifi: Momenti kur nuk kuptohet “ironia” e momentit nga kundërshtarët e vegjël politikë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë një sqarim në lidhje me deklaratën e dhënë dje gjatë mbledhjes së kuvendit komunal. “Dje, në seancën e kuvendit, gjatë pikës së dytë të rendit të ditës, diskutova dhe iu përgjigja kuvendarëve konkretisht, si në çdo seancë në pyetjet e tyre. Fola rreth mbështetjes me 500€ për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec. Ky ishte një premtim i imi elektoral, që tashmë u realizua me sukses dhe natyrisht që është super lajm, siç shkruajnë e flasin mediet. Por, ky “super lajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë. Meqë dje e votuam Planin Zhvillimor Komunal, dokumentin strategjik, i cili do të pasohet me ndërtime e banesa të larta, gjatë diskutimit, për një moment m’u kujtua Albin Kurti dhe premtimi i tij rreth asaj që kinse ”çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re”. E thashë me vete që “nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori”. Kujtojmë se premtimi elektoral i kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021 ka qenë: “Do t’i ndërtojmë katër mijë banesa për çiftet e reja, do të jetë një projekt i madh”, i cili tani është në përfundim të mandatit të tij dhe nuk ia ka filluar as procedurave të dokumentacionit rreth këtij premtimi, e për fillimin e punimeve nuk po flas”- ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …