Komuna e Malishevës më 14 shator përkujton në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, ish nënkryetarin Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës nën përkujdesjen e Kryetarit, z. Ekrem Kastrati, organizon mbledhje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-Nënkryetarit të Komunës dhe ish-Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hajdin Berisha.

Mbledhja përkujtimore mbahet të dielën e ardhshme më 14.09.2025, duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ndërsa në ora 11:30 bëhet zbulimi pllakës përkujtimore në varrezat në Gurbardh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …