leoni

Komuna e Malishevës në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, organizon “Marshin e Tetorit”

Komuna e Malishevës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, në kuadër të muajit së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, organizon “Marshin e Tetorit”, me datë 07 tetor 2025. në ora 12:00. Marshi apo ecja do të bëhet nga QKMF, e deri në Sheshine Dëshmorëve në qytettin e Malishevës.

Ky marsh ka për qëllim të shprehë solidaritetin, përkrahjen dhe ndërgjegjësimin ndaj kauzave që promovojnë shëndetin, barazinë dhe mirëqenien e grave dhe komunitetit tonë. Ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme me pjesëmarrjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

OSBE mbështet finalizimin e dokumenteve të Këshillit Lokal Rinor në Ferizaj

Këshilli Lokal Rinor zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave rinore, forumeve rinore politike dhe …