Komuna e Malishevës, pajisë njëmbëdhjetë shkolla me fotokopje

Komuna e Malishevës, ndër prioritetet e veta e ka edhe fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Që të arrihen këto objektiva, pos trajnimeve që kanë përfunduar në fillim të muajit korrik në fusha dhe nivele të veçanta, me mësimdhënës, ka pajisur njëmbëdhjetë shkolla me aparat fotokopjues.

Kjo tregon parapërgatitjet për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor 2018/2019 dhe arritjes së synimeve që nxënësit, mësimdhënësit të tregojnë suksese në zbatimin e kurrikulës mësimore në përvetësimin e njohurive të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …