Komuna e Malishevës përkrahë pemishtën “Idesa” me një atomizer

Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes së bujqve në përgjithësi, ka përkrahur me një atomizer tërheqës për spërkatje pemishten “Idesa” në Carrallukë. Ndihma e komunës, është bërë me qëllim të lehtësimit të punës së kësaj pemishte, e cila është pemishtja më e madhe në Komunën e Malishevës. Këtë pemishte, me rastin e marrjes së makinës spërkatëse, e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët e kanë përgëzuar pronarin dhe i kanë dëshiruar suksese në punën e tij, në kultivimin e pemëve. Atomizeri tërheqës, ka kapacitet prej dy mijë litrave dhe bën spërkatjen e pemëve në gjatësi dhe gjerësi të konsiderueshme, kurse për këtë pemishte ka qenë mëse e nevojshme. Përndryshe, pemishtja “Idesa” ka mbi tetëdhjetë hektarë me pemë, dhe çdo ditë e më tepër është duke e shtuar veprimtarinë e saj, duke u bërë njëra prej pemishteve më të suksesshme, jo vetëm në Malishevë, por edhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …