Komuna e Malishevës për nder të 28 Nëntorit do të organizoj aktivitete të shumta

Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, organizon aktivitete sipas kësaj agjende:

Më 26.11.2024

• Ora 10:00 – Finalja në futboll në kuadër të garave shkollore – në Palestrën e sporteve “Habib Zogaj”

• Ora 11:00 – Orë letrare dhe pasurimi i bibliotekës me 500 ekzemplarë të librave

Vendi: SHFMU ”Hilmi Hoti” në Carallukë

Më 27.11.2024

• Ora 09:00 – Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës – Kuvendi i Komunës në Malishevë

• Ora 09:30 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve – Vendi: Malishevë dhe Kleçkë

• Ora 12:00 – Akademi Përkujtimore në nderim të të gjithë veteranëve të UÇK-së që janë ndarë nga jeta që nga paslufta (1999) e deri më sot. – Vendi: Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Të gjitha këto aktivitete organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …