Brickos

Komuna e Mitrovicës organizoi takim lidhur me respektimin e Ligjit për Siguri në Trafik

Pronarët e kompanive të licencuara për transportimin e udhëtarëve, që operojnë në komunë e Mitrovicës, janë ftuar në një takim në ambientet e komunës, për të biseduar lidhur me respektimin e ligjit  për siguri në trafik. Në takim ishin të pranishëm drejtori i Inspekcionit Naim Hajra, drejtori i  Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës Besnik Beka dhe  përfaqësuesi i policisë, togeri Saim Jonuzi.

Drejtorët e komunës dhe përfaqësuesi i policisë, pasi folën për aspekte të ndryshme të sigurisë në trafik, nga operatorët TAXI, që të respektojnë dispozitat e Ligjit për Siguri në Trafik, përkatësisht me respektimin e shenjave të trafikut. Ata kërkuan nga pronarët e auto-taksive që të respektojnë vendet e lejuara për parkim dhe që automjetet e tyre të mos i ndalojnë aty ku nuk është e lejueshme, sepse në këtë mënyrë e vështirësojnë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Drejtorët Hajra e Beka, i njoftuan operatorët se sapo të përfundojnë punimet në shëtitoren kryesore të qytetit,  atyre do t’u krijohen disa vend-parkingje  për të ushtruar veprimtarinë për çka janë të regjistruar.

Përveç kësaj, operatorët u njoftuan edhe për borxhet që ata i kanë ndaj komunës së Mitrovicës, duke kërkuar njëkohësisht që ato t’i kryejnë brenda afatit të paraparë nga komuna. Në të kundërtën, ju tha atyre, do t’i rrezikojnë lejet e tyre të punës, pasi që ato mund tu merren nga organi kompetent komunale.

Përfaqësuesi i policisë së Kosovës nga stacioni jugor i policisë, togeri Saim Jonuzi, i njoftoi  të pranishmit për gjobat e shqiptuara për pronarët e auto-taksive për shkak të kundërvajtjeve në komunikacion.

Operatorët gjatë takimit kërkuan uljen e taksave për veprimtaritë e tyre, duke theksuar se ato po e vështirësojnë ushtrimin e veprimtarisë. Drejtuesit komunal ju thanë atyre se kjo është përgjegjësi e Kuvendit të Komunës dhe se ata do të bisedojnë lidhur me këtë kërkesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …