Komuna e Prishtinës njofton për oraret e linjave rajonale të transportit publik

Në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës, qytetarët e kryeqytetit tashmë mund të shfrytëzojnë oraret dhe linjat rajonale që kanë hyrë në funksion.

Ky projekt, i iniciuar nga Komuna e Prishtinës, ka për qëllim të ofrojë një sistem më të rregullt e efikas të transportit publik, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe përmirësuar përvojën e udhëtimit brenda dhe jashtë qytetit.

“Ky sistem i ri i transportit synon të ofrojë një shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe një qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e Prishtinës,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në kuadër të modernizimit të transportit publik, janë përfshirë oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon në territorin e Prishtinës, me synim rritjen e efikasitetit dhe zvogëlimin e vonesave në qarkullim.

“Ky sistem do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të udhëtimit dhe në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët e Prishtinës,” theksohet më tej në njoftim.

Sipas Komunës, tashmë janë shpërndarë grafikët informues që përmbajnë oraret e qarkullimit dhe stacionet ndaluese të linjave rajonale, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në informacion dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zyrtarin komunal nga …