leoni

Komuna e Rahovecit dhe Agro Celina përkrahin kultivuesit e trangujve dhe të specave

Rahoveci njihet për tokën e begatë dhe për fermerët e përkushtuar, prandaj sot kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka ndërmarrë një hap tjetër për ta forcuar bujqësinë në këtë komunë.

Ai të enjtën ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Agro Celina” Sh.P.K., për të mbështetur fermerët që punojnë tokën dhe prodhojnë me përkushtim.

Me këtë kontratë, do të përkrahet kultivimi i 5 hektarëve me tranguj,

Kultivimi i 5 hektarëve me speca dhe 1 hektar me speca nga farëra hibride (për herë të parë).

Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me kompaninë “Agro Celina”, do të mbulojë plotësisht: Fidanet, Plehun kristalor, Mulqerimin, Sistemin pikë-pikë dhe Ambalazhimin (shportat).

Ky është një hap konkret në mbështetjen e bujqësisë dhe të fermerëve rahovecianë. Rahoveci po forcon pozitën e tij si një nga qendrat kryesore të bujqësisë.

Ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të përkrahim njerëzit tanë të punës, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më …