Komuna e Rahovecit ka zhvilluar dëgjimin e tretë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025

Komuna e Rahovecit ka zhvilluar dëgjimin e tretë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025. Në këtë dëgjim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili pjesëmarrësit i informoi dhe i sqaroi për Qarkoren e Parë Buxhetore, e cila ka ardhur nga Ministria e Financave për komunën e Rahovecit, po ashtu, bashkëbiseduan edhe për ecurinë e përgatitjes së Kornizën Afatmesme Buxhetore komunal 2025-2027. Kryetari Latifi bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, si dhe me grupin punues për hartimin e buxhetit, me vëmendje kanë dëgjuar për shqetësimet, nevojat dhe kërkesat nga drejtorët e shkollave, koordinatorët për cilësi, psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunë së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Libri “Doktori që i dha jetë lirisë”, dërgon porosinë e lirisë, si vlerë universale

Sot, në mesin e shumë personaliteteve, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, mora pjesë në …