Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka thelluar kritikat kundër kryeministrit Kurti, duke e akuzuar se ai i ka sjellë dëme të mëdha tërë vendit

Kryetari i i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka thelluar kritikat kundër  kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ai sjellë dëme të mëdha për vendin, madje duke refuzuar ta shtrijë  dorën në bashkëpunim. Haradinaj tregon se ka një kohë që eviton përshëndetjet me Kurtin dhe nuk do t’i japë dorën, duke e quajtur, mashtrues ordiner.  Ai shprehet se kjo nuk është vetëm çështje e respektit, por duhet të ndahet prej të keqes, edhe nëse kjo përfshin edhe kryeministrin. Duke akuzuar se Kurti i ka dhënë fitore Serbisë dhe Rusisë dhe ka dëmtuar Kosovën, Haradinaj shpreh shqetësimin për rreziqet dhe mosbesimin që ka krijuar në aleancën ndërkombëtare. Ai thekson se kryeministri duhet të kuptojë dëmin që ka bërë dhe t’i kthejë mandatin Kuvendit nëse dëshiron të ndihmojë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Albin Kurti ka dështuar në qeverisje pasi Kosova ka më shumë varfëri, ikje të qytetarëve, asnjë njohje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se kryeministri …