Komuna e Rahovecit organizon konsultim publik për Draft-Rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare

Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe  Nenit 6 pika 1.6 të  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë: NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me konsultimin publik për Draft-Rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 26.01.2022 deri me datën: 26.02.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 09.02.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Duke u bazuar në Vendimi i  Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/55 i datës: 21.01.2022 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Nenit 26 pikave 26.1 dhe 26.2. 26.Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë Vendim, lejohen grumbullimet ne ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç¢ atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 dhe pikën 26,2 në mënyre që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si: 26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19; 26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 26.02.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: [email protected]; [email protected], [email protected]; [email protected] dhe [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …