Komuna e Rahovecit shpërndanë për fermer 74 kultivator, 6 shpërndarëse plehu, 6 spërkatëse 500 L, 5 plugje dy krahësh

Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermer përfitues. Në ceremoninë e shpërndarjes i pranishëm ishte, Fatmir Iska nënkryetar i komunës së Rahovecit dhe Berat Duraku, drejtor i DPZHR-së. Nënkryetari i komunës së Rahovecit, Fatmir Iska tha se jemi këtu që të bëjmë shpërndarjen e 74 kultivator, 6 shpërndarëse plehu, 6 spërkatëse 500 L dhe 5 plugje dy krahësh dhe se ne si institucione do t’ju ndihmojmë në vazhdimësi me mekanizma bujqësorë të gjithë fermerëve të komunës së Rahovecit. Ndërsa, drejtori Berat Duraku, u shpreh se duke u bazuar në kërkesat që ne,  në vazhdimësi i marrim nga tereni nga fermerët gjatë takimeve që i kemi pasur kemi  ardhur në përfundim se ka nevojë që komuna të shpërndaj mekanizma bujqësor. Siç edhe e dini kjo nuk është hera e parë që po shpërndahen mekanizëm bujqësore, pasi që kjo është faza e katërt për këtë vit dhe sigurisht që nuk do të jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi planifikuar që në vazhdimësi ti mbështesim fermerët. Kurse fermerët përfitues, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se vërtetë janë të kënaqur me ndihmën që po marrin nga komuna përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu …