leoni

Komuna e Rahovecit zyrtarisht pranoi raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)

Me kënaqësi ju njoftoj se Komuna e Rahovecit ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2024, me OPINION TË PAMODIFIKUAR, që do të thotë se të gjitha aspektet materiale të financave tona janë në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare të auditimit.

Ky është një vlerësim shumë i rëndësishëm që dëshmon se në komunën tonë ka qeverisje të mirë, transparente dhe të përgjegjshme.

Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa angazhimin dhe përkushtimin e ekipit tim, të drejtorisë për buxhet dhe financa, të drejtorëve të drejtorive, të administratës komunale, si dhe pa bashkëpunimin e mirë me qytetarët tanë.

Falënderoj secilin prej jush për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!

Po ashtu, falënderoj për bashkëpunimin e mirë edhe ekipin e auditorëve nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të cilët e kanë kryer këtë proces me profesionalizëm të lartë dhe transparencë të plotë.

Ky sukses na jep shenja të qarta se kemi mundësi reale të jemi përfitues të Grantit të Performancës, që është një burim shumë i rëndësishëm financiar për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve tanë.

Kemi një përkushtim serioz dhe të palëkundur për të ndërtuar një administratë edhe më të përgjegjshme, çdo ditë e më të hapur dhe sa më efikase, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Azizi është mbajtur mbledhja e gjashtë e …