Komuna e Skenderajt iu del në ndihmë familjeve në nevojë

Ndihmës për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt, ju bashkua edhe organizta Islamic Relief, me 80 pako ushqimore. Përveç pakove ushqimore për 80 familje komunës së Skenderajt, Islamic Relief ka dhuruar edhe nga 25 kilogram miell për këto raste në nevojë. Kreu i Komunës, Bekim Jashari, është shprehur falënderues ndaj kësaj organizate, për ndihmën e madhe që i ka dhënë qytetit të Skenderajt. Pakot ushqimore së bashku me produktet e tjera të dhuruara nga donatorët po dërgohen shtëpi për shtëpi nga ekipi i zgjedhur nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra …