Komuna e Skenderajt ka vazhduar aktivitetin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt ka vazhduar edhe sot aktivitetin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave në fshatrat Kopiliq i Poshtëm, Vajnik, Izbicë, Leçinë, Klladernicë dhe Kosterc. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Alban Shala, një aksion i tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në lokacione dhe vendbanime tjera. Krahas kësaj, janë vendosur në këto lokacione edhe shenjat e ndalimit për hedhje të mbeturinave, ndërkohë nuk do të ketë tolerime ndaj ndotësve të ambientit. Komuna e Skenderajt fton qytetarët për mirëmbajtje të hapësirave publike dhe njëkohësisht u bën thirrje t’i denoncojnë rastet e ndotjes së ambientit. Kësisoj, DShP-ja fton qytetarët të regjistrohen në zyrat e Kompanisë Rajonale “Uniteti”, për të hyrë në sistemin e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …