https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani kritikon agjendën legjislative të Qeverisë: Prioritet po vendosen ndryshimet në Kodin Civil

Eman Rrahmani, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2026, duke pretenduar se prioritet i ekzekutivit janë ndryshimet që lidhen me Projektkodin Civil dhe çështjet sociale. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rrahmani tha se në agjendën e dërguar nga Qeveria parashihet rikthimi në Kuvend i Projektkodit Civil, i cili sipas tij përfshin edhe rregullimin e martesave mes personave të së njëjtës gjini, me votim të planifikuar më 30 tetor të këtij viti. Ai kritikoi gjithashtu projektligjet për Gjendjen Civile dhe për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, duke theksuar se këto iniciativa ishin kundërshtuar edhe në legjislaturën e kaluar dhe tani po rikthehen sërish në procedurë parlamentare. Sipas Rrahmanit, rikthimi i këtyre projektligjeve tregon drejtimin politik të qeverisë aktuale, ndërsa pritet që debatet për to të jenë ndër më të ashpërat në Kuvend gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …