Komuna e Skenderajt me 23 dhjetor organizon takim e dytë publik

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton të gjithë qytetarët nga kjo komunë se organizon takim publik më datën 23.12.2025, në ora 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

Me këtë rast ftohen qytetarët e Komunës së Skenderajt që të marrin pjesë në takimin e dytë publik për vitin 2025.

Në këtë takim, qytetarët do të informohen nga përfaqësuesit komunal për aktivitetet dhe punën e Komunës si dhe do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal, lidhur me çështjet me interes për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …