Komuna e Skenderajt me maksimum të pikëve (100) në indeksin e transparencës komunale

Komuna e Skenderajt është në mesin e nëntë komunave të cilat sipas Insitutit GAP kanë arritur maksimumin e pikëve (100) në Indeksin e Transparencës Komunale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qeverisjes së hapur, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare.

“Edhe nje hap suksesi në drejtimin e duhur. Vlerësimi i Institutit GAP nga indeksi i transparencës buxhetore të komunave për vitin 2024, që e nxjerr natyrshëm Komunën e Skenderajt në maksimumin e pikëve (100), pasqyron përkushtimin tonë për transparencë, efikasitet dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura. Me pikë maksimale (100) përveç Skenderajt sipas Insitutit GAP janë vlerësuar edhe komunat, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Rahovec, Shtimje dhe Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fashtrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor

Në shkollën Rilindja në Çifllak, u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fashtrave Çifllak, Polluzhë, …