Komuna e Skenderajt në kuadër të seancës solemne me rastin e Ditës së Çlirimit ka shpall “Qytetar Nderi” dy personalitete të shquara ndërkombëtare, fotoreporterin britanik, Vaughan Smith dhe amerikanin Benito Mares.
Britaniku Vaughan Smith, fotoreporter i luftës në Kosovë, i cili arriti që mes plumbave të futet në Lagjen Jashari dhe të kapë me apartin e tij luftën e Adem Jasharit, për të shfaqur më vonë në sytë e botës tmerrin serb, përderisa dhe amerikani Benito Mares, është ideatori dhe financuesi i Kompleksit të Dëshmorëve në Morinë. Për këto arsye komuna vendosi t’i shpall në një ceremoni të veçantë Qytetarë Nderi, në ditën më historike të qytetit, 18 Qershori – Dita e Çlirimit të Komunës së Skenderajt.
Në postimin e komunës gjithashtu thuhet se pikërisht në Ditën e Çlirimit, u akordohet titulli i lartë Qytetarë Nderi të Skenderajt – respekti më i lartë që i bëhet Skenderajt, i cili e shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që kanë bërë këta dy miq për qytetin e Skenderajt.