Për shkak të parashikimeve meteorologjike që tregojnë se temperaturat do të zbresin nën zero, Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, për aq sa është e mundur, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Ju njoftojmë se kompanitë e kontraktuara nga Komuna do të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve, duke bërë kriposjen dhe hedhjen e zhavorrit me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Megjithatë, përkundër këtyre masave, kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes maksimal, veçanërisht gjatë vozitjes dhe ecjes në zona me mundësi rrëshqitjeje.