Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës së Shqipërisë me leje të rregullt qëndrimi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës me leje qëndrimi është 6 mijë e 41. Kjo ministri ka bërë të ditur se lejet e qëndrimit janë dhënë për arsye të ndryshme, duke filluar nga bashkimi familjar e deri te punësimi dhe investimet. Nga të dhënat zyrtare rezulton se 2 mijë e 430 leje janë dhënë për bashkim familjar, 1 mijë e 133 për punëmarrës, 228 për vetëpunësim apo investitorë, 116 janë leje të përhershme, 70 për studime, ndërsa 2 mijë e 64 raste hyjnë në kategorinë “të tjera”. Ministria e Brendshme e Shqipërisë thekson se shtetasit e Kosovës që qëndrojnë ligjërisht në vend gëzojnë të drejtën e punësimit të barabartë me shtetasit shqiptarë, pa pasur nevojë për miratim nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, përveç rasteve kur kërkohet posaçërisht pasaportë shqiptare. Ndryshe nga disa raste të raportuara në Kosovë, autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se gjatë vitit 2025 nuk është gjobitur asnjë shtetas i Kosovës për shkelje të rregullave të qëndrimit në Shqipëri. Sipas ministrisë, shtetasit e Kosovës që aplikojnë për herë të parë dhe plotësojnë kriteret përkatëse përfitojnë leje qëndrimi me afat pesëvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …