leoni

Komuna e Vitisë bëhet pjesë e projektit “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI” i cili do të implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) të Republikës së Kosovës. Sipas dokumentit të nënshkruar ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kreshnik Basha, Menaxher i Programit të Cartasit Zviceran si dhe Drejtoresha për Arsim në Viti, Fatbardha Emini. Ndërkaq në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka marrë pjesë edhe zv. ministri i  MZHR-së, Agon Dobruna. U bë me dije se në kuadër të kësaj marrëveshje do të realizohen disa aktivitete që pritet të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kryesisht në shkollat e mesme të Vitisë.  Përndryshe të pranishmit në këtë takim e kanë vlerësuar lartë këtë marrëveshje dhe implementimin e tij në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …