Komuna e Vitisë dhe “AvicenaKS” nënshkruajnë një dokument që siguron radiologjinë falas gjatë muajit tetor

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga drejtoresha e Qendres Kruesore të Mjekë sisë  Familjare, Vjollca Kadolli-Halili dhe drejtoresha e Financave, Milihate Ajeti kanë pritur të martë në takim përfaqësues nga rrjeti i poliklinikave “AvicenaKS” . Me këtë rast është nënshkruar një dokument ku “AvicenaKS” do të marrë përsipër pagesën e një radiologu në Viti që do të bëjë një herë në javë falas kontrolle mjekësore dhe atë me ultrazërin e gjirit për gratë apo vajzat që kanë dyshime për ndonjë ndryshim në gji. Nënshkrimi i këtij dokumenti është vetëm një nga aktivitetet që kanë organizuar komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti në kuadër të aktiviteteve të shumta që do të mbahen në muajin tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …